“Problemet pasurore”, Prokurorja e rastit flet për motivet që çuan në vrạsjen e Liridonës

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 15 January 2025
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, shkruan Gazeta Infokus.
Prokurorja e rastit përmendi si një nga motivet për këtë vrasje marrëdhëniet jo të mira në çift mes Liridonës dhe ish-bashkëshortit të saj, Naim Murselit, gjatë kohës që jetonin në Suedi, që tha se kanë shkuar deri tek problemet pasurore.
“Mund të themi që përderisa kanë jetuar në Suedi, Liridona dhe Naimi, kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore dhe familjare gjatë të cilëvë ka ardhur edhe deri tek problemet pasurore, e për arsyet e tjera që I ka pasur Naimi që ta planifikojë këtë vrasje, mund ti kuptoni në Gjykatë”, ka deklaruar Prokurorja.
Ajo tha se edhe çështja e motivit e ka vonuar ngritjen e kësaj aktakuze.
“Duhet të sqarojmë përse ka kaluar një kohë e gjatë që nga ngritja e aktakuzës. Duhet të themi që provat materiale në këtë lëndë janë grumbulluar shumë shpejt, megjithatë se çka ka munguar, ka munguar motivi që ka shtyrë kryerësit për veprën. Meqenëse e ndjera ka jetuar një kohë të gjatë në Suedi dhe për këtë arsye organeve atje u jemi drejtuar që të na ofrojnë të dhëna dhe kemi marrë raportin në ato pyetje të cikat iu kemi parashtruar organeve kompetente atje dhe atëherë kemi mundur të gjejmë motivin që e ka shtyrë Murselin për likuidimin e Liridona Ademajt. Derisa nuk i kemi pasur këto të dhëna për të krijuar një pasqyrë për marrëdhëniet familjare në mes tyre, nuk kemi ngritur aktakuzën. Të gjithë të përfshirët kanë marrë pjesë aktive në përgatitjen e veprës penale dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e kësaj vepre”, tha tutje prokurorja.
Ndryshe, në këtë konferencë po merr pjesë edhe vëllau i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023.
Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.
Disa orë para se të vritej Liridona Ademaj, i dyshuari për rastin e organizimit të vrasjes së gruas së tij, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e Ademajt.
Sipas dosjes së Prokurorisë, takimi kishte ndodhur në një qendër në Gjakovë në ora 9:30 minuta në mëngjes.
Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para natës kritike, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën.” “Kokalla ishte munduar t’i bëjë zgjidhje Murselit duke i thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë”- thuhet në dosje./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Rezultate befasuese në Fushë Kosovë, ja cila parti prinë me vota
Rezultatet e fundit të KQZ-së, ku janë numëruar 96.55% në Fushë Kosovë, trego...
-
Rezultat i ngushtë por LVV del e para edhe në Istog
Në Istog, sipas rezultatit të fundit të KQZ-së, kur janë numëruar mbi 68.33% ...
-
VV befason me rezultati në Gjilan, fiton bindshëm, këto janë të dhënat e fundit nga KQZ
Sipas rezultatit të fundit të KQZ-së në Gjilan kur janë numëruar mbi 78.9% e ...
-
10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi
Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes ...
-
BBC dhe AP raportojnë për zgjedhjet në Kosovë: Kurti fiton, por s’e ka shumicën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallë fitoren e partisë së tij në z...
-
Fyerjet e opozitës nga Kurti, Çitaku: Çfarë shfaqje e turpshme e kryetarit të VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit ...
-
Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë be...
-
AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%
Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arr...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gj...
-
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Meteo Kosova, trans...
-
Numërohen 88% të votave, ky është rezultati nga KQZ
Pas numërimit të më shumë se 88 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin...
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...