Përfundojnë hetimet për vrạsjen e Liridona Ademaj – ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës

Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 15 January 2025
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, sot me fillim nga ora 10:00, ka mbajtur konferencë për media për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë konferencë, kryeprokurori Gashi bëri të ditur se kanë përfunduar hetimet, dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
“Ka qenë rast i ndjeshëm, ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre kriminale. Ka qenë një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe sa i përket kompleksitetit të saj, dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë Kosovës”, deklaroi kryeprokurori Zejnullah Gashi.
Po ashtu në këtë konferencë po merr pjesë edhe vëllau i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Ndryshe, Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023.
Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.
Disa orë para se të vritej Liridona Ademaj, i dyshuari për rastin e organizimit të vrasjes së gruas së tij, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e Ademajt.
Sipas dosjes së Prokurorisë, takimi kishte ndodhur në një qendër në Gjakovë në ora 9:30 minuta në mëngjes.
Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para natës kritike, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën.” “Kokalla ishte munduar t’i bëjë zgjidhje Murselit duke i thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë”- thuhet në dosje./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
VV befason me rezultati në Gjilan, fiton bindshëm, këto janë të dhënat e fundit nga KQZ
Sipas rezultatit të fundit të KQZ-së në Gjilan kur janë numëruar mbi 78.9% e ...
-
10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi
Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes ...
-
BBC dhe AP raportojnë për zgjedhjet në Kosovë: Kurti fiton, por s’e ka shumicën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallë fitoren e partisë së tij në z...
-
Fyerjet e opozitës nga Kurti, Çitaku: Çfarë shfaqje e turpshme e kryetarit të VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit ...
-
Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë be...
-
AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%
Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arr...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gj...
-
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Meteo Kosova, trans...
-
Numërohen 88% të votave, ky është rezultati nga KQZ
Pas numërimit të më shumë se 88 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin...
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...
-
Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfir...