Fokus

Në kohë krize zyra e Kurtit blen kondicioner afro 1 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 25 August 2022

Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti, ka nënshkruar kontratë me të cilën ka blerë një kondicioneri të ri e që buxhetit të shtetit do ti kushtojë hiq më pak se afro 1 mijë euro.

Zyra e Kurtit ka vendosur që të freskohet në këto ditë të fundit të verës me një kondicioner të ri, ani pse vazhdimisht kanë bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike nga qytetarët për shkak të krizës sipas tyre globale me energjinë, e që në Kosovë tashmë afro një muaj kanë filluar reduktimet 6 orë me rrymë e dy pa rrymë.

E madje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vazhdimisht gjatë dimrit bënin thirrje edhe që qytetarët të mos ngrohen duke përdorur energjinë elektrike.

-Advertisement-

Reduktimet po vazhdojnë në të gjithë vendin ani pse nga qeveria vazhdimisht po thonë se kanë bërë zgjidhje e që Kosovën për furnizim me energji elektrike po e ndihmon Korporata Energjetike e Shqipërisë.

Pavarësisht këtyre, Kurti me kabinetin e tij do të gëzojnë kondicionerin e ri, shkruan Gazeta Infokus.

Për furnizimin me kondicioner, zyra e Albin Kurtit ka nënshkruar kontratë “PRIMUS – ENGINEERING”, konkretisht në vlerë 990 euro.

Ky tender është hapur me datë 17 të muajit gusht dhe kontrata me kompaninë e lartcekur është nënshkruar vetëm dy ditë më pas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera