Lajme

Në këtë datë do të shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 24 September 2022

Qendra e Studentëve në Prishtinë, të hënën më 26 shtator, do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë.

-Advertisement-

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është më datat 27 dhe 28 shtator 2022. Paraqitja e ankesave bëhet në ueb-faqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë, ndërsa shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa, njofton Qendra e Studentëve Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera