Sport

Më në fund dikush i del në mbrojtje Jose Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 24 August 2018
Ish mbrojtësi i Manchester United, Phil Neville, është ndër të paktët persona që i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos.

Trajneri portugez ka qenë në qendër të kritikave këtë fillim sezon në Premierligë, kritika këto që u rritën dukshëm pas humbjes në udhëtim te Brighton në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit anglez.

Kundër këtyre kritikuesve ka dalë Phil Neville.

41 vjeçari ka kritikuar ashpër gjithë ata që janë vënë kundër Jose Mourinhos, në mesin e të cilëve ka edhe ish lojtar të Mancehster United, përfshirë edhe vëllanë e tij, Gary Neville.

-Advertisement-

“Unë mendoj se janë të neveritshme. Kam lexuar diçka ditëve të fundit që metodat e tij janë të vjetruara dhe mendoj se ky është mosrespektimi më i madh ndonjëherë”, ka thënë Neville për BBC Radio.

“Si i njohin këta njerëz metodat e tij a janë të vjetruara kur ai kthehet në derbin e Mançesterit dhe fiton 3-2. A ishin metodat e tij të vjetruara në atë ndeshje? Unë mendoj se rekordi i tij flet për të”.

“Ata po kalojnë një periudhë të keqe. Kjo shfaqje javën e kaluar në Brighton ishte e papranueshme, por unë nuk shoh një njeri më të mirë për këtë punë”.

“Ata ka rekorde të mira që kur ai ka shkoi në United – një trofe të Kupës FA, një Carabao Cup, një Ligë të Evropës, dy kualifikime në Ligën e Kampionëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera