Rozë

Në ditën e fëmijëve Ryva u bë nënë për herë të dytë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 02 June 2020

Këngëtarja e njohur kosovare Ryva Kajtazi njihet për bukurinë dhe zërin e saj të ëmbël.

Gjithmonë është kujdesur që të paraqitet ndryshe nga të tjerat duke e sfiduar veten në shumë profesione.

-Advertisement-

Ajo me shumë mund ia del që të tregohet e zonja si në aspekte profesionale por edhe në jetën private duke u kujdesur për familjen e saj.

Pikërisht dje me 1 Qershor ajo mori epitetin nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një foshnje të shëndoshë.

Këtë e bëri të ditur vet ajo me anë të publikimit të një imazhi të djalit në rrjetin social në të cilin shkroi: “Më 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde!”.

Mënjëherë pas publikimit pranoj komente të shumta duke i’u uruar të dyve jetë të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera