Ndeshja Shqipëri-Çeki, Rama tregon përse me Kurtin ishin në kate të ndara
Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 19 October 2023
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u pyet se pse ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ulën të ndarë në stadium kur u zhvillua ndeshja Shqipëri-Çeki, Rama e cilësoi çështje protokolli, duke shtuar se nuk kishte asnjë dijeni se homologu i tij do të ishte në Tiranë atë ditë.
Nga ju buron kjo mëri, ky nervozizëm me Albin Kurtin?
Edi Rama: S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin.
-Duket edhe kur përmendet emri i Albinit sikur bëheni nervoz.
Edi Rama: Fare, fare…Këto janë muhabete kot.
-Si janë raportet tuaja?
Edi Rama: Emri iu përmend vetëm njëherë dhe mund ta përmendësh disa herë dhe unë flas me shumë kënaqësi për Albinin se ka shumë gjëra…
-Kënaqësi e tretur kjo tashmë…
Edi Rama: Jo, jo fare! Tani, po më pyet për një çështje shumë të madhe, një çështje shumë më të madhe sesa Albini dhe unë sepse kryeministrat shkojnë e vijnë, por rastet ideale, rastet e arta, rastet historike që ti të kapësh një tren që mendon se e ke aty gjithë kohës dhe pastaj ti mbetesh, treni ikën, nuk vijnë përditë, prandaj unë jam kaq shumë pasionant kur flas për këtë sepse në ndërkohë jam shumë i informuar se çfarë dinamikash ka në anën e komunitetit euro-atlantik, jam shumë i informuar se si e shohin ata dhe pa ata nuk bën dot asnjë hap Kosova.
-Edhe në ndeshjen me Çekinë, kryeministri i Shqipërisë rrinte në katin e dytë, kryeministri i Kosovës në katin e tretë, çfarë ndodhi në atë ndeshje? Edhe pse është e parëndësishme, vizivisht për qytetarët është…
Edi Rama: Tani, më fal se nuk po kuptohemi. Unë nuk merrem me organizimin e protokollit, unë kisha tre vendet që kisha vetë, dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë, dhe në ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë…
-Ju s’dinit gjë që Albin Kurti kishte mbërritur në Tiranë, s’ju kishte lajmëruar njeri?
Edi Rama: Fare!
-As protokolli i Kosovës, as protokolli i Shqipërisë?
Edi Rama: Fare! Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por edhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte dhe zv.kryeministrja jonë me të tjerë, pra ishina the lart dhe tani ça muhabetesh janë këto?
-Jo kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë normale, përderisa as protokolli, as kryeministri i Kosovës nuk ju njofton që po vjen në Tiranë.
Edi Rama: Kjo besoj s’është pyetje për mua, sepse unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë, kush më pret, kush s’më pret, nuk ka problem./tvklan.al
Të tjera
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...
-
Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë
Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё filli...
-
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri. Lajmin e ka bërë të di...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, përdori identitetin e tjetërkujt për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identit...
-
Abazi: Stili i vetëm që ka Kurti është viktimizimi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron fajtor ish-she...
-
Rama sot në Athinë, do të takohet me shqiptarët atje
Sot me fillim nga ora 11:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvill...
-
Një vajzë në Fushë Kosovë rrẩḣet nga vëllai i saj
Një vajzë në Fushë Kosovës ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj. ...
-
Zogaj flet për projektet madhore në Kryeqytet: Nënkalimi, sheshi “Xhorxh Bush” e Lojërat Mesdhetare, prioritet i yni
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për Ekonomia Online ...
-
Gruaja e raporton të zhdukur burrin e saj, thotë se doli me veturë dhe nuk e di vendndodhjen e tij
Një grua e ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj. Ajo ka thënë se ai...