Lajme

Ndahen 8 milionë euro për projektin e radhës të Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 10 October 2022

Komuna e Prishtinës ka shpallur sot hapjen e ofertave për një kontratë të paraparë në vlerë prej tetë milionë eurove.

Përmes këtij tenderi, Komuna e Prishtinës synon projektojë dhe të ndërtojë një sallë të re për sportet me dorë.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar sot nga Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës, afati për dorëzimin e ofertave për tenderin në fjalë do të përfundojë më 30 tetor, raporton Paparaci.

-Advertisement-

Zyra e Prokurimit ka bërë të ditur se do të kualifikojë deri në gjashtë kompani private në garën e ofertave për tenderin 8 milionësh.

“Autoriteti Kontraktues do të kualifikoj në maksimum 6 operator ekonomik. Faktori i cilio do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është a) Vlera më e lartë e kontratave të
përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik deklaruar në aneksin 4”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, sportet me dorë në Komunën e Prishtinës zhvillohen në Palestrën e Rinisë dhe të Sporteve. Salla aktuale ka një ngarkesë të madhe për shkak të shumë klubeve që zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera