Opinione

UP-n, e shpëton veç departizimi dhe depolitizimi

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 12 February 2018

Universitetet Publike(UP) në Kosovë, për mendimin tim do të duhej të bëheshin qendra studimore dhe sosh ekspertizash, ashtu siç është në gjithë botën e civilizuar: Faktor impakti, gjerë tani ishte një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e punës shkencore dhe akademike në UP, mirëpo praktikat e gjertanishme shkencore nëpër botën demokratike, kanë dëshmuar se tregues më domethënës dhe më kredibil lidhur me avansimet e gradave shkencore se sa indeksi i citimit, tash për tash s’ka…Këto kritere mendojë se duhet futur pa hamendje edhe në UP.

Si shtrohet pyetja?
1. Në kuadër të fakulteteve, psh. do të duhej të përzgjedhën kordinatoret e Instituteve shkencore të cilët do të prodhonin Projekte të karakterit nacional… Pra, do të bënin studime ekskluzive me dobi nacionale;

2. Gjithashtu, mendojë se do të duhej të formohej me proceduara të shpejta një MUTUAL TRUST, midis MASHT-t, Rektoratit dhe Institucioneve tjera që merren me probleme nacionale të arsimit në Kosove:

-Advertisement-

3. Reforma për arsimin tonë s’është ndonjë luks i veçantë, por para së gjithash një nevojë imediate e akomodimit dhe e përshpejtimit të kompetivitetit shoqërisë dhe ekonomisë sonë me hapësirat euroatlantike:

4. Reforma dosido duhet pranuar si një ofertë që garanton se do të kultivojë padyshim partneritetin dhe kohabitimin me standardet më të larta evropiane:

5. Reforma në UP-ës, është kusht thelbësorë për demokratizimin e shoqërisë kosovare. Ngase, UP-s, është partizuar dhe politizuar tej mase, prej pasluftës e këndej.

Shkruan Fadil Maloku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera