MZHE kërkon nga minatorët edhe dy javë kohë
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 22 June 2018
Statuti i Trepçës ka hyrë në fazën përfundimtare të miratimit.
Ibrahim Rexhepi, këshilltar politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se statuti tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë mundësinë që të ndërhyjnë, ta plotësojnë dhe të nxjerrin dokumentin final.
Sipas zhvillimeve të deritashme, ai vlerëson se kjo nuk do të jetë punë e lehtë, meqenëse vijnë shumë kërkesa, posaçërisht nga minatorët, të cilët vazhdimisht kërcënojnë me greva e me protesta.
“Duke pasur parasysh natyrën dhe përmbajtjen e këtij dokumenti, ndoshta është vështirë që aty të inkorporohen të gjitha kërkesat, por debatet assesi nuk duhet të ndërpriten, me të vetmin qëllim për gjetjen e zgjidhjeve sa më të pranueshme. Për këtë arsye edhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës, e cila është pjesë e këtyre debateve, duhet të jep pak kohë për punë pa presione e tensioni”, thotë Rexhepi për Gazetën Fokus.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik kërkon nga minatorët që të heqin dorë nga grevat e protestat së paku për dy javë, që sipas Rexhepit do të ishte kohë e mjaftueshme për punën që duhet të bëhet në komisione parlamentare, në grupet dhe mekanizmat e tjera të Kuvendit të Kosovës, ashtu që të nxjerrin një dokument sa më përmbajtjesor dhe të pranueshëm për të gjitha palët.
“MZHE asnjëherë nuk ka qenë kundër kërkesave të arsyeshme të minatorëve dhe vazhdimisht do të insistoj që disa çështje që nuk mund të inkorporohen në statut, e që kryesisht janë të natyrës sociale, të zgjidhen përmes rrugëve të tjera, përkatësisht me ligj”, thotë Rexhepi.
Kjo qasje Rexhepi thotë se ofron mundësinë që sa më parë të miratohet Statuti i Shoqërisë Aksionare “Trepça”, të bëhet regjistrimi i saj, të zgjidhen institucionet menaxhuese dhe të nisë procesi i ri, ai i rritjes dhe i zhvillimit. Nga ana tjetër mund të punohet në mënyrë intensive edhe në trajtimin e çështjeve sociale, të cilat i ngritë Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”. /Gazeta Fokus/
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...