Lajme

Mustafi: S’ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 21 August 2022

Kryetar i Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës.

Pos të drejtave, ai tha se nuk arsye të kenë as më pak mundësi e liri sesa serbët e veriut të Kosovës.

“S’ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak mundësi, të kenë më pak liri, të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu u shpreh se presidenti serb paska renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë, të cilat ai i ka renditur në postimin e tij në Facebook.

“Presidenti Vuçiq paska renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë”:

1.Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe (njohja reciproke dhe refuzimi, hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare)

2.Zgjidhja e problemeve nga e kaluara (personat e pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemeve të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi I pronës publike private dhe kthimi I artefakteve dhe çdo artefakti tjetër të vjedhur prej Serbisë nga Kosova dhe në fund reparacionet e luftës që Serbia duhet paguaj)

3.Bashkëpunimi në të ardhmen

4.Reciprociteti në të drejtat e njëjta për shqiptarët në Luginën e Preshevës me ato që kanë serbët në veri.

5.Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, dhe siç tha Vuçiq, kjo më së shumti I referohet asaj që Prishtinës nuk I pëlqen – para së gjithash, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

6.Marrëveshja përfundimtare.

Kjo është një mundësi historike e një paqeje të munguar, të identifikuar botërisht me luftën e me urrejtjen.

Një mundësi historike për të ndërprerë ciklin e trashëgimisë së traumave dhe pasojat traumatike tek gjeneratat e së nesërmes që nuk i meritojnë.

Për një paqe të qëndrueshme, sepse atë që duan shqiptarët e Luginës për veten nuk ia mohojmë tjetrit. Por ama, atë që i jepet tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë neve!

Pakicat nuk mund të jenë më burim ndasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera