Lajme

Mustafa: Shteti s’mbahet me ndihma, punësimi i 40 mijë njerëzve nuk qëndron

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 22 October 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur në lidhje me shpërndarjen e pakove nga qeveria.

Ai e ka kritikuar mënyrën e shpërndarjes së këtyre pakove, duke thënë se shteti nuk mbahet me ndihma.

“Shteti me ndihma nuk mbahet. Qeveria duhet të ketë politika të qëndrueshme, politika konsistente, sociale dhe ekonomike. Tani ne kemi nevojë për politika aktive sociale, e jo për politika pasive, pra politika që qojnë në zhvillimin ekonomik, nxisin sektorin privat e nxisin punësimin”, tha ai.

-Advertisement-

Mustafa për EO gjithashtu u shpreh se nuk qëndron deklarimi i qeverisë për punësimin i 40 mijë njerëzve

“Qeveria flet për punësim të 40 mijë njerëzve, mirëpo 50 mijë njerëz na kanë ikur e nuk e dimë se ku janë punësuar ata, a janë punësuar në Kosovë apo jashtë. Në fakt në Kosovë nuk janë punësuar, sepse në sektorin publik nuk ka hapje vende të reja, e në sektorin privat nuk kemi investime të cilat kanë mundësuar që të hapen këto vende të punës”, u shpreh Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera