Lajme

Musliu kritikon qeverinë: Sa para u mblodhën në Fondin për Pandeminë dhe ku u shpenzuan?

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 19 April 2022

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për menaxhim në siguri dhe shëndetësi.

Ajo në emisionin DPT te Fidani në T7, thotë se s’ka pasur transparencë lidhur me Fondin për pandeminë dhe askush nuk e di sa para u mblodhën dhe ku u shpenzuan.

Në prillin e vitit 2020, nëpërmjet një videomesazhi, kryeministri Albin Kurti, i pati kërkuar diasporës që të ndihmonin Kosovën në luftimin e pandemisë.

-Advertisement-

“Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, kishte thënë ai.

“Ne e kemi pasur një fond për pandeminë, por çka ka ndodhur me atë fond. Sa ka qenë shuma e mbledhur në atë Fond, kush ka dhuruar, kush i ka shpenzuar, kujt i janë dedikuar ato mjete”, pyeti Musliu.

“Prandaj unë mendoj që çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me Kosovën, me siguri, me shëndetësi, me gjëra të tjera, ne nuk guxojmë t’i trajtojmë në këtë mënyrë”, shpjegoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera