Rozë

Musa dhe Dona të ndarë? Flet ish-banorja e BB9 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 12 July 2017

Shumë nga çiftet e Big Brother 9 janë komentuar gjatë kësaj jave për ndarje mes tyre dhe një ndër ta ka qenë e Musa me Donën.

Shkak për këto aludime janë bërë disa postime të bëra nga Dona ku dukej e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga lidhja e saj, por duket se reagimi i saj nuk ka vonuar.

Ajo ka publikuar në Instastories një shkrim ku shprehet se ato postime ishin shaka mes mikeve të saj. Gjithashtu ajo ka publikuar një foto duke folur në Skype me Musën, i cili aktualisht ndodhet në Itali, krahas fotos ajo ka shkruar “Më mungon”, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë çdo postim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera