Sport

Mungesa e rrymës detyron telivizionin japonez të xhirojë në terr medaljet e xhudistëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 23 November 2018

Televizioni i Japonisë ka ardhur këtyre ditëve në Kosovë për të parë suksesin e xhudistëve dhe kushtet në të cilat punojnë, dhe ata janë detyruar që të xhirojnë në errësirë për shkak të mungesës së rrymës elektrike.

Ndërsa trajneri Driton Kuka ka shkruar në Facebook për kushtet e rënda dhe reduktimin pa orar të rrymës.

“Populli po më doket po duron shumë! Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin! TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në Stërvitje kur u ndal rryma”, ka thënë Kuka.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera