Rozë

Muaji i mjaltit vijon në Dubai, Xhensila vjen me foto sensuale

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 22 September 2017

Nuk ka fund muaji i mjaltit për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin e humorit Besart Kallaku.

Pas damsës madhështore, ndër më të bujshmet e viteve të fundit, çifti u nis për disa ditë pushimesh në Maldive, në një resort sa luksoz edhe përrallor.

Por magjia e lidhjes në martesë nuk mund të mbaronte me aq, ndaj çifti i njohur zgjodhën një resort të famshëm në Dubai për të vijuar muajin e mjaltit.

-Advertisement-

Këto ditë ata po shijojnë bukuritë e Dubait, ndërsa mëngjesin e sotëm Xhensila ka publikuar në Instagram, disa fotografi sensuale ku shihet më mes të shkretëtirës.

Megjithatë këto janë ditët e fundit të pushimeve për ta, pasi për pak ditë të dy artistët nisin aktivitetet e tyre të punës. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera