Muaj të tërë vonesa për të dhënat e fuqisë punëtore të vitit 2025, ASK arsyetohet me mbingarkesën dhe mungesën e stafit
Autori: Gazeta Infokus
15:00 | 23 September 2026
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ende nuk i ka publikuar të dhënat e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e katërt të vitit 2025 dhe rezultatet vjetore, ndonëse kanë kaluar gati nëntë muaj nga përfundimi i vitit 2025, ndërsa tashmë po i afrohemi edhe fundit të vitit 2026.
Më 23 shtator 2026, Kosova vazhdon të mos ketë një pasqyrë të plotë të fuqisë punëtore për vitin 2025, një prej statistikave kryesore për matjen e punësimit, papunësisë dhe pjesëmarrjes në tregun e punës.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, ASK është arsyetuar se vonesat lidhen me një varg ndryshimesh metodologjike dhe operacionale të ndërmarra gjatë dy viteve të fundit.
Ndërkohë që ASK-ja ende si arsye po e përdor Regjistrimin e Popullsisë të zhvilluar qysh në prill-maj të vitit 2024, ku sipas tyre është krijuar një kornizë e re e mostrës bazuar në të dhënat e përditësuara të regjistrimit dhe është përzgjedhur një mostër e re edhe për AFP-në.
Po ashtu, pyetësori i Anketës së Fuqisë Punëtore është ridizajnuar për t’iu përshtatur rregulloreve, koncepteve dhe përkufizimeve të fundit, ndërsa është prezantuar edhe një sistem i ri për mbledhjen e të dhënave, i bazuar në “Survey Solutions”.
“Këto ndryshime metodologjike dhe sistemore kërkuan përgatitje shtesë dhe kontribuan në vonesën e fillimit të procesit të mbledhjes së të dhënave të AFP-së”, thuhet në përgjigjen e ASK-së për Infokus.
Por, përveç ndryshimeve metodologjike, ASK ka pranuar se procesi është ndikuar edhe nga kapacitetet e kufizuara njerëzore.
“Mbledhja e të dhënave është ndikuar nga kapacitetet e kufizuara të stafit në disa zyra rajonale, gjë që ka ndikuar në orarin e përgjithshëm të përpunimit dhe prodhimit të të dhënave”, ka bërë të ditur Agjencia.
Një tjetër arsye e përmendur është angazhimi i stafit të ASK-së në proceset që lidhen me Regjistrimin e Popullsisë 2024, përfshirë publikimin e rezultateve dhe përgatitjen e rezultateve tematike.
Sipas ASK-së, kjo ka kërkuar “burime të konsiderueshme njerëzore dhe teknike” në nivel të Agjencisë.
Aktualisht janë publikuar rezultatet e AFP-së për tre tremujorët e parë të vitit 2025.
Ndërkaq, ASK kishte bërë të ditur për Infokus se të dhënat për TM4 2025 dhe rezultatet vjetore të AFP-së 2025 ishin planifikuar të publikoheshin gjatë javës së 21 shtatorit 2026.
Megjithatë, deri më 23 shtator, publikimi ende nuk është bërë.
ASK thotë se po ndërmerr masa për forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe përmirësimin e organizimit të mbledhjes, përpunimit dhe prodhimit statistikor, me qëllim zvogëlimin e rrezikut që vonesa të ngjashme të përsëriten.
“ASK-ja mbetet e përkushtuar për të siguruar prodhimin dhe shpërndarjen në kohë të statistikave të tregut të punës me cilësi të lartë në përputhje me standardet dhe kërkesat statistikore evropiane”, thuhet në përgjigje.
Në anën tjetër, si një burim tjetër administrativ për të parë zhvillimet në punësimin formal, Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) publikon gjatë vitit të dhëna periodike për kontribuuesit aktivë, duke ofruar shifra më të afërta me periudhën aktuale./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arl...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
































