157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus
09:15 | 11 November 2026
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të energjisë elektrike, pasi fabrika e tij ka pranuar një faturë prej 157 mijë e 884 eurosh nga KESCO. Ai ka paralajmëruar se çmimet e tilla po e vështirësojnë prodhimin vendor dhe po rrezikojnë konkurrueshmërinë e bizneseve në Kosovë.
Përmes një reagimi publik, Fusha ka bërë të ditur se më 9 nëntor 2026 ka pranuar faturën për 505 mijë e 974 kilovat-orë energji elektrike, ndërsa sipas përllogaritjeve të tij, duke përfshirë furnizimin, rrjetin dhe TVSH-në, një kilovat-orë i ka kushtuar 31.2 centë.
“0.312 € për 1 kWh energji elektrike! Si mund të mbijetojë prodhimi vendor me këto çmime? 157,884.67 € faturë e energjisë elektrike për fabrikën tonë!”, ka shkruar Fusha.
Ai ka theksuar se këto nuk janë shifra të imagjinuara, por kosto reale me të cilat po përballet fabrika e tij.
“Si mund të prodhojmë, të konkurrojmë dhe të mbajmë vendet e punës me këto kosto?”, ka pyetur ai.
Sipas Fushës, shtrenjtimi i energjisë elektrike po e rëndon drejtpërdrejt prodhimin vendor, pasi fabrikat, përveç energjisë, duhet të mbulojnë edhe shpenzimet për lëndën e parë, përpunimin, ambalazhimin, pagat e punëtorëve, transportin dhe tatimet.
Ai ka marrë si shembull prodhimin e qumështit dhe të produkteve ushqimore, duke theksuar se rritja e kostos së energjisë ndikon në të gjithë procesin e prodhimit, deri te çmimi përfundimtar që paguan konsumatori.
Fusha ka treguar se kompania e tij ka investuar më herët në panele solare, me qëllim të uljes së varësisë nga energjia elektrike e blerë.
“Sot, kur e shoh këtë faturë, sinqerisht nuk mund ta imagjinoj sa më e rëndë do të ishte situata sikur të mos i kishim instaluar ato”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, ai ka ngritur shqetësimin për fabrikat e tjera që nuk kanë pasur mundësi financiare të investojnë në burime alternative të energjisë.
Fusha i drejtohet ministres Kusari-Lila: Nëse shqyrtohet çmimi tavan për naftën, pse jo mbrojtja e prodhuesve nga çmimi i rrymës?
Në reagimin e tij, Alajdin Fusha i është drejtuar publikisht ministres Mimoza Kusari-Lila, duke kërkuar që institucionet të shqyrtojnë masa për mbrojtjen e prodhuesve vendorë nga çmimet e larta të energjisë elektrike.
Ai ka përmendur diskutimet e fundit për mundësinë e rikthimit të çmimit tavan për derivatet e naftës, duke kërkuar që një vëmendje e ngjashme t’i kushtohet edhe industrisë vendore.
“Nëse institucionet mund të shqyrtojnë vendosjen e një çmimi tavan për naftën, a mund të shqyrtojnë, në bashkëpunim me ZRRE-në dhe institucionet përgjegjëse, edhe mekanizma për mbrojtjen e prodhuesve nga çmimet kaq të larta të energjisë elektrike?”, ka pyetur Fusha.
Ai ka theksuar se prodhuesit nuk po kërkojnë privilegje apo furnizim falas, por kushte që ua mundësojnë vazhdimin e punës.
“Nuk po kërkojmë energji falas. Nuk po kërkojmë privilegje. Po kërkojmë kushte ekonomikisht të përballueshme për të prodhuar në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, nëse fabrikat nuk arrijnë t’i përballojnë shpenzimet, ato mund të detyrohen të rrisin çmimet, të ulin prodhimin, të shtyjnë investimet apo edhe të ndërpresin aktivitetin.
Fusha ka paralajmëruar se pasojat e një situate të tillë nuk do t’i bartnin vetëm pronarët e bizneseve, por edhe punëtorët, fermerët, furnitorët dhe konsumatorët.
Ai u ka kërkuar Qeverisë, Ministrisë së Ekonomisë, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të shqyrtojnë urgjentisht koston e energjisë për industrinë përpunuese dhe mundësinë e krijimit të mekanizmave mbrojtës.
“Nuk mund të flasim për zhvillim ekonomik, zëvendësim të importeve dhe rritje të eksporteve, ndërkohë që prodhuesit vendorë përballen me kosto energjetike që ua dobësojnë konkurrueshmërinë”, ka theksuar Fusha.
Në fund, ai ka kërkuar që institucionet të krijojnë kushte më të favorshme për bizneset që prodhojnë dhe punësojnë në Kosovë.
“A duam një Kosovë që prodhon, apo një Kosovë që bëhet gjithnjë e më e varur nga importi? Sepse pa prodhim vendor të qëndrueshëm nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme”, ka përfunduar Alajdin Fusha./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...
-
E mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë K...
-
Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në dis...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshë...
-
KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Haradinaj: S’do të ketë arrestime të reja, stafi në Hagë po zvogëlohet
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradi...
-
Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...


































