Sport

Momenti kur Zhegrova driblon dy futbollistë, por nervozon keq Bernard Berishën

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 16 November 2020

Edon Zhegrova ishte startues në duelin e natës së kaluar ndaj Sllovenisë, të cilën ‘Dardanët’ e humben me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Ylli prishtinas luajti për 90 minuta dhe gjatë pjesës së parë ishte lojtari më i rrezikshëm i Kosovës.

Në një moment Zhegrova dribloi dy futbollistë, por me pas e humbi topin, ndërsa në krahun tjetër i lirë ishte Bernard Berisha, i cili kërkonte me duar topin.

-Advertisement-

Zhegrova nuk pasoi topin te sulmuesi pejan as në rastin e dytë, e kjo e nervozoi keq Berishën, i cili reagoi me duar duke shfaqur pakënaqësinë ndaj 21 vjeçarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera