Lajme

Mjekiqi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO sjell stabilitet rajonal

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 29 April 2022

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi u shpreh se si parti do të punojnë në përafrimin e Kosovës në proceset integruese drejt BE-së dhe NATO-së. Sipas saj anëtarësimi në NATO sjell stabilitet jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Mjekiqi u shpreh se si LDK do të angazhohen në plotësimin e kërkesave për proceset integruese.

“LDK do të punojë në përafrimin e Kosovës në proceset integruese pra në BE dhe NATO dhe do të punojë që ky proces i cili ka nisur tash një kohë të gjatë të avancojë duke avancuar dhe reformat tona në kërkesat për anëtarësim të cilat i ka parashtruar BE përfshirë avancimin në sundimin e ligjit, reformë në administratë publike, stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik si dhe do të punojmë që të ngrisim kapacitetet e institucioneve të Kosovës për të absorbuar dhe për të zbatuar në mënyrë të efektshme obligimet që dalin nga procesi i integrimit në BE”, u shpreh Mjekiqi.

-Advertisement-

Mjekiqi u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO sjell stabilitet jo vetëm në vend por edhe në rajon.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO unë theksova sot që anëtarësimi i Kosovës në NATO është aspiratë e LDK-së kjo të jetësohet është më se e rëndësishme sepse do të sjell stabilitet jo vetëm në vend por në gjithë rajonin. Si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO do të jetë plotësimi i kritereve dhe kushteve për anëtarësim që do të çojnë në përfshirjen e Kosovës në planin për partneritet brenda NATO-së kësisoj të jemi më të fortë si Kosovë dhe tu bëjmë ballë kërcënimeve të ndryshme, sidomos atyre të sigurisë të cilat janë paraqitur të nevojshme me krizën e fundit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës” u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera