Kuzhina

Mjaltë me kurkuma- antibiotiku më i fuqishëm natyral

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 13 March 2018

Kombinimi i kurkumës/turmerikut me mjaltë të pastër natyrale do t’iu ndihmojë të përmirësoni sistemin e qarkullimit të gjakut, atë të tretjes, frymëmarrjes si dhe sistemin nervor në mënyrë shumë më efikase sesa me përdorimin e barnave konvencionale.

Përbërësit:

100 gr mjaltë natyrale

-Advertisement-

1 lugë kurkuma

Të dy përbërësit trazohen mirë në një enë qelqi.

Përdorimi i kësaj përzierje për shërimin e simptomave të ftohjes e gripit, tregon rezultatet e para vetëm pas tre ditë përdorimi.

Mënyra e përdorimit:

Dita e parë: Konsumoni cdo orë ½ lugë caji nga kjo përzierje.

Dita e dytë: Konsumoni ½ lugë caji të përzierjes një herë në disa orë.

Dita e tretë: Konsumoni ½ lugë caji të përzierjes vetëm herë në ditë.

Këshillë shtesë:

Derisa konsumoni dozën e caktuar, lëreni atë për disa minuta në gojë, në mënyrë që të siguroheni se përzierja është zbutur mjaftueshëm përpara përpirjes.

Këtë përzierje gjithashtu mund ta konsumoni duke e hedhur edhe në caj ose qumësht.

Gjithsesi, në rast se vuani nga ndonjë sëmundje, konsultohuni me mjekun përpara se të nisni përdorimin e kësaj recete.

Ju bëftë mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera