Rozë

Mirsa u bë përsëri nënë, ja çfarë tortë të bukur i bëjnë për vajzën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 23 June 2017

Të gjithë e mbani mend këngën “Djaloshi im”, që u bë hit disa vjet më parë nga këngëtarja e njohur Mirsa Kerqeli.
Këngëtarja e njohur ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo ajo është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj. Vetëm disa ditë më parë Mirsa ishte bërë nënë për herë të dytë i një vajze të ëmbël të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Mirsa përmes një fotografie të vajzës që kishte postuar në profilin e saj në Instagram.

-Advertisement-

“Te kesh nje familje te shendoshe eshte bekim nga zoti. Kopshtit tone te dashurise ju shtua edhe nje lule. Paq fat lulja ime e Qershorit Ana Murati 14.06.2017”, kishte shkruar ajo.

Ndërsa sot ajo përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory ajo falënderon kunatën e saj për tortat e bukura që i kanë bërë për Anën e vogël.

“Faleminderit halla Genta per ëmbëlsirat te don Ana”, kishte lënë mbishkrim Mirsa.

 

 

Ndryshe Mirsa kishte paralajmëruar projekte të reja për fansat e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera