Opinione

Miqësia me SHBA-në nuk matet me vlera monetare, e as me taksa!

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 29 January 2019

Shkruan: Kamber Demaku

Një senatore nga Belgjika u deshtë të na tregoj, se edhe ajrin e pastër nuk do ta blija nga Serbia, neve secilit që kemi histori vuajtjesh, shtypjesh, dhimbjesh, masakrash, vrasjesh, nga ky vend armiqësorë me dekada!

Për ta shpërndarë me qindra mijëra herë këtë mesazh, që të gjithë e kishim ditur, por se paskemi kuptuar 20 vjet!

-Advertisement-

Është momenti i fundit që ne si qytetarë të Republikës e Kosovës, nuk duhet të presim vetëm nga barrierat dhe taksat shtetërore, ne mënyrë që ti bojkotojmë produktet serbe. Bojkotimi i produkteve serbe nuk duhet të jetë vetëm alternativa e vendimeve kolektive/shtetërore, por duhet të jetë edhe ne prioritete individuale të secilit nga ne.
Barrierat tregtare/taksat ndaj Serbisë të gjithë e kemi përkrahur si vendime shtetërorë, duke parasysh faktorët e lartpërmendura dhe diskursin politikë te Serbisë. Por taksat ndaj Serbisë nuk duhet të jenë shkaku që të përkeqësohen marrëdhëniet me SHBA-të.

Nuk duhet të jemi kaq cinik, sa mos ta kuptojmë rëndësinë dhe sa jetike është për ne si popull, si shtet, si komb miqësia dhe partneriteti që kemi me SHBA-të!
Miqësia dhe rëndësia e ruajtjes se marrëdhënieve dhe miqësisë me SHBA-në, nuk matet me vlera monetare e as me taksa, ajo shkon përtej vullnetit të një individi qoftë ai kryeministër apo president.

SHBA-ja, para politikës ka miqësi me popullin e Kosovës. Asnjë politikan shqiptar nuk mund, as nuk ka të drejtë të cenojë interesin e përgjithshëm që ka Kosova dhe shqiptarët në ruajtjen miqësisë dhe aleancës me SHBA-në.

Politikanet vijnë shkojnë, miqësia dhe kjo aleancë me ShBA-të që kemi duhet të mbetet.

Kur na kërkon diçka SHBA-ja nuk duhet të tingëllojë vetëm një kërkesë e zakonshme nga një shtet i zakonshëm, miqësia me SHBA-të që kemi është përtej te zakonshmes, përtej një partneriteti të zakonshëm. Duhet të ndjehemi me fat që kemi një aleancë dhe miqësi të tillë.

Kurthi i diplomacisë serbe nganjëherë shkon përtej perceptimeve tona gjykuese!

Rrëshqitja ne greminën e diplomacive armiqësore, duke mos matur saktësisht peshën e vendimeve që kemi ne tavolinë, do na kushtoj shumë me tepër se sa mund te imagjinoj ne mendjen e tij një kalkulues i përftimeve politike ne këtë situatë tepër delikate.

Ne mendësinë tonë politike, duhet të kemi kujdes jo vetëm me veprimet e duhura siç është vendimi për taksen ndaj produkteve serbe. Veprimet dhe vendimet e duhura ne kohë të caktuara, nuk na arsyetojnë assesi mos veprimet e duhura ne raport me kërkesën e SHBA-së ne këtë rast.

Kryeneçësia jonë nganjëherë nga padituria, nganjëherë për përfitime politike, nuk duhet të shkoj aq larg sa të cenoj interesin strategjik dhe nacional të vendit, karshi aleancave dhe miqësive që kemi me vendet perëndimore, ne veçanti SHBA-të.

Kush mendon ne ruajtjen e miqësisë dhe partneritetit me SHBA-të, ne këtë kohë kur kërkesa e tyre është e qartë dhe tepër sensitive, mendon për interesin afatgjatë të vetë interesit të Kosovës dhe shqiptareve ne përgjithësi.

Të gjithë kemi gojën plotë miqësi të përhershme me SHBA-në, por miqësia ruhet me veprime të ndërsjella.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera