Lajme

Ministrja Tahiri zhvilloi takim lamtumirës me ambasadoren gjermane, Angelika Viets

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 09 August 2017

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila tashmë po e përmbyll misionin e saj diplomatik në Kosovë.

Ministrja Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermanisë si dhe i shprehu falënderimet ambasadores gjermane Viets për kontributin e saj të madh për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy shteteve. Ajo tha se Qeveria e Kosovës çmon lartë mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për fuqizimin e Kosovës dhe avancimin e integrimit euroatlantik të shtetit tonë. Po ashtu, ajo theksoi se roli i Gjermanisë ka qenë shumë i rëndësishëm në procesin e dialogut për fqinjësi në Bruksel, sepse i ka dhënë shtytje këtij procesi në momente të rëndësishme në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja Angelika Viets e ka falënderuar ministren Tahiri për ftesë për drekë lamtumirëse, duke thënë se ndjehet e kënaqur që ka mundur të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se është e gëzuar se Kosova në këtë periudhë ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilzim Asociim me BE-në, ndërkohë uroi që institucionet e reja të krijohen sa më shpejtë duke thënë se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe evropiane. Ambasadorja Viets po ashtu vlerësoi angazhimet e Kosovës në dialogun e Brukselit, duke thënë  se ky dialog është i rëndësishëm sepse i shërben paqes, fqinjësisë dhe integrimeve euroatlantike që janë qëllimet e shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera