Lajme

Ministrja Haxhiu i kërkon Serbisë që t’i transferojë në Kosovë dy të burgosur (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 13 March 2023

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia, që të transferojë në Kosovë, dy të burgosur shqiptarë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës, – njoftoi Haxhiu në Fb. – Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

-Advertisement-

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.”

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera