Lajme

​Ministri serb i Mbrojtjes: Sërish dronë në kufi me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 11 November 2022

Ministri serb Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se edhe mbrëmë ka pasë dronë në linjën administrative me Kosovën.

Por, ai ka thënë se nuk e di se të kujt janë, por tha se disa janë aktivizuar nga qytetarët e Serbisë.

“Videot e dronëve të rrëzuar nuk janë për publikun e gjerë. Në mesin e dronëve që vëzhgojnë ka edhe të KFOR-it. Sigurisht, dronët nuk regjistrojnë peizazhe në natyrë, por janë të fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të ushtrisë serbe”, tha ai për Radio Televizionim Vojvodina, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Duke folur për takimin e djeshëm me zëvendësndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Havier Colomin Piriza, Vuçeviq ka theksuar se në atë takim ka thënë se “KFOR-i nuk duhet të lejojë askënd përveç serbëve të mbushë atë vakum në veri të Kosovës dhe se KFOR-i është faktor kyç për ruajtjen e paqes në terren”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera