Ministri i Jashtëm rus do të takojë homologun ukrainas
Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 07 March 2022
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Pritet të jetë ky takimi i parë midis diplomatëve të lartë qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë të shkurtër për mediat.
Agjencitë ruse të lajmeve e konfirmuan po ashtu planin.
Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ndan kufi detar me Rusinë dhe Ukrainën në Detin e Zi, është ofruar si nikoqire e bisedimeve.
Ankaraja ka marrëdhënie të mira si me Moskën, ashtu edhe me Kievin.
Ajo e ka cilësuar si të papranueshëm pushtimin rus të Ukrainës, ndonëse i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë.
Kuleba ka thënë të shtunën se është i hapur për bisedime me Lavrovin, por vetëm nëse ato janë “domethënëse”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.
Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe diplomatik./REL
Të tjera
-
FSK: I lënduari nga mjeti shpërthyes në Gjakovë nuk është pjesëtar i Forcës së Sigurisë
Një person ka mbetur i lënduar sot nga një mjet shpërthyes në fshatin Babaj B...
-
Tejkaluan shpejtësinë gati sa trefishi i lejuar, gjobiten me 900 euro dy motoçiklistë në Ferizaj
Policia ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dy drejtues të motoçikletave,...
-
Regjistrimi i popullsisë, Tahiri: Shteti të rimendojë politikat si refleksion i statistikave
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Morinë: Arrestohet një serb, ishte i kërkuar nga Serbia për prodhim e shitje të dro*gës
Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili ishte ...
-
Plag*oset rëndë nga një mjet shpër*thyes një person në Gjakovë
Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj i Bokës së Gjakovës, pasi dys...
-
Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO
Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u për...
-
Pamje nga inaugurimi i Ambasadës së Kosovës në SHBA, O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka publikuar pamjet nga inaugurimi i am...
-
Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkul...
-
Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë n...
-
Rrëmbeu një 19 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet një person në Ferizaj
Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka rrëmbyer një person ...
-
Marrëveshja për dinarin, Gërvalla: Serbia bërtet dhe po i vonon gjërat
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspor...
-
Komuna ndau 110 mijë euro për motrën e saj, Ujkani: Janë për operacionin e radhës, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendo...