Lajme

Mimoza Kusari-Lila kundërshton hetimin parlamentar, Tahiri i thotë jeni në mbrojtje të krejt parregullsive e krimeve që kanë ndodh

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 19 April 2022

Abelard Tahiri nga PDK i ka reaguar Mimoza Kusari Lilës e cila sot në seancë kundërshtoi formimin e komisionit hetimor të cilin po e kërkon opozita.

Bëhet fjalë për komisionin hetimor se ku i shpenzoi Qeveria miliona eurot për blerjen e rrymës, punësimet e militantëve në KEK e pezullimin nga gjykata të tarifave të rrymës.

‘’Kontestimi i Kusari Lilës është i paqëndrueshëm. Sot është situatë tjeër dhe deputetët nënshkrues janë veç e veç me iniciativën e PDK’së. VV dhe Kusari janë në mbrojtje të krejt parregullësive e krimeve që kanë ndodh në këtë përiudhë. Duam hetimin për shpenzimin e milionë eurove për rrymë, për punësimet në KEK, dhe pezullimin e ngritjes së rrymës.’’, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera