Lajme

“Mijëra euro, armë, 16 vetura..”, policia tregon çfarë u konfiskua në aksionin për fajde në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 19 October 2022

Policia e Kosovës të martën pati një aksion kundër fajdeve në komunën e Gjakovës. Në këtë aksion janë arrestuar 5 të dyshuar.

Në raportin e fundit policia ka dhënë detaje te reja ku ka treguar se janë konfiskuar 16 vetura, 2 motoçikleta, 4 pistoleta, 95 fishekë, 12 telefona mobil, 8758 euro para të gatshëm, 30.600 lekë të R. Shqipërisë.

Ndërsa me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën në fjalë.  Lidhur me rastin janë kontrolluar dhjetë lokacione të ndryshme ku në cilësi të provave materiale janë  konfiskuar 16 vetura, 2 motoçikleta, 4 pistoleta, 95 fishekë, 12 telefona mobil, 8758 euro para të gatshëm, 30.600 lekë të R. Shqipërisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa nga prokuroria kanë treguar se dy persona të dyshuar për fajde janë ende në arrati.

“Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa dy persona të tjerë gjenden në arrati dhe të njëjtin janë në kërkim policor. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) të pandehurve, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku pritet që gjatë ditës të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën e prokurorisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Infokus/

Aksioni për fajde në Gjakovë, Prokuroria jep detaje të reja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera