Lajme

Miftaraj i reagon qeverisë që kërcënoi grevistët me ndalje pagash: E papranueshme, kjo nuk kalon

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 25 August 2022

Ehat Miftaraja nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka reaguar lidhur me raportimet e fundit se Qeveria e Kosovës do t’ua ndalë pagat punëtoreve arsimor të cilët sot kanë filluar grevën, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Miftaraj ka shpjeguar nenin 18 të Ligjit të Grevave, duke thënë se pika 1 e këtij neni në asnjë rrethanë nuk nënkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punëdhënësit në sektorin privat të pezulloj të drejtat e punëtorit në pagë dhe beneficione tjera që rrjedhin nga kontrata e punës, gjate kohës së grevës së ligjshme.

“Këshillë juridike falas për Qeverinë:

-Advertisement-

Neni 18 pika 1 e Ligjit për Grevat, nënkupton se pezullohen detyrimet e punëtorit për te përmbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punës.

Neni 18 pika 1 e Ligjit për Grevat, në asnjë rrethane nuk nënkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punëdhënësit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punëtorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punës, gjate kohës se grevës se ligjshme”, ka shkruar Miftaraj.

Gjithashtu, ai ka thënë se pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtoreve që hyjnë në grevë të ligjshme, është cenim i rendë i të drejtave të punëtoreve.

“E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa të menjëhershme ndaj kujtdo qe ka filluar një iniciative të tillë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera