Lajme

Memli Krasniqi: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapja e negociatave, tani radha për liberalizimin e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se pas shumë vonesave më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin.

“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera