Lajme

Memli Krasniqi, Qeverisë: Po doni m’i kallëzu qytetarëve kur mund të hanë oriz, e kur makarona

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 20 October 2022

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kjo Qeveri po vazhdon tendencën për me e paraqit krizën e çmimeve të rritura që e kanë kapluar vendin tash e disa muaj, si një krizë që po shkaktohet nga disa abuzues të çmimeve.

Krasniqi tha se Qeveria tash e disa muaj i ka ikur përgjegjësisë për të frenuar rritjen e çmimeve.

“Se kisha besu që do të diskutohej ky projektligj. Kjo Qeveri po vazhdon tendencen për me paraqit krizën e çmimeve të rritura që e ka kaplu vendin tash e saj muaj, si një krizë që po shkaktohet nga disa abuzues të çmimeve, kryesisht imagjinar, në imagjinatën e kësaj Qeverie. Këtu është preteksti që tash e sa muaj Qeveria i ka ikur përgjegjësisë, për ta frenu rritjen e çmimeve. Kjo Qeveri e as Ministritë nuk kanë paraqitur asnjë evidencë që tregon se rritja enorme e çmimeve po shkaktohet nga abuzuesit”, tha fillimisht Kryetari i PDK-së.

-Advertisement-

Ai akuzoi Ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari që para disa muajsh ka thënë se ka gjetur fajtorin, siç thotë Krasniqi, se janë minimarketet të mahallave , lagjeve e fshatrave”.

“Ka qenë kjo ministre që para disa mujsh ka thënë e kemi gjetur fajtorin, fajtori janë minimarketet të mahallave , lagjeve e fshatrave, i shpalli këtu si armiq të mirëqenies se qytetarëve, si abuzues të çmimeve”,

Ai u shpreh se nuk arrin të kuptoj se si mund të arsyetohet një ligj, që nuk ka afat kohor, si dhe sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Krasniqi shtoi se Qeveria po mundohet të diktojë qytetarët se çfarë mund të han e çfarë jo, dhe se siç tha ai duhet pasur autoritetet e pavarura me intervenimin në treg në rastet emergjente, e jo te merret Ministri, pasi ky i fundit nuk është organ i pavarur.

“Ky projektligj është në kundërshtim me vlerat e Kushtetutës. Me këtë projektligj i bie qe Qeveria neve të na diktoj produktet themelore. Ka shumë gjana që kisha fol prap por edhe pse e keni pru këtë ligj, duhet pasur autoritetet e pavarura me intervenimin në treg në rastet emergjente, se Kushtetuta e përcakton që Republika e Kosovës me përcaktu organe kompetente, por ju thoni që ministri është përgjegjës për tregtinë, i cakton masat, Ministri nuk është organ i pavarur. Ju po doni mi kallëzu qytetarëve edhe oriz kur munden me honger ,edhe makarona munden me hongër”, përfundoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera