Lajme

“…më shumë është gaz i kompanisë ruse” – Kryetari i naftëtarëve tregon pse Kurti nuk e pranoi projektin amerikan të gazit në Kosovë

Autori: Doresa Geci 17:39 | 11 October 2021

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se kryeministri Albin Kurti ka një arsye të fortë pse nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për projektin e gazit që flitej së fundi mes Kosovës dhe Qeverisë Amerikane.

Ai thotë se janë duke e hulumtuar nëse ky gazë është amerikan, pasi që janë dyshimet që gazi ka prejardhje nga Rusia.

“Momentalisht ende nuk ka informata që është gaz amerikan. Nëse është gaz amerikan qeveria Kurti duhet me pranu. Por, unë mendoj që është i dyshimtë se ai gaz ma shumë është Gazprom (një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm natyror në Rusi)./”, thotë Berjani.

-Advertisement-

Por kjo, sipas tij nuk është e sigurt.

“Por, ne si shoqatë e naftëtarëve jemi duke bërë një hulumtim dhe do të dalim me një komunikatë se çfarë gazi është, prej ku vjen, ku vjen rrjedha. Sepse në bazë të informatave që kemi gazi nuk është amerikan, pasi që më shumë është i Gazpromit, kompanisë ruse se sa amerikane. Në bazë të informatave që kemi 60% është Gazprom se sa amerikan”, ka thënë Berjani për Infokus.

Kryeministri Kurti javë më parë pati deklaruar se janë duke marrë më shumë informacione rreth këtij gazi.

Ai ka bërë të ditur se nuk është refuzuar projekti i SHBA-së, i cili ka dalë nga marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Pra nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar, por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, ka pohuar Kurti.

Ndërkaq realizimi i këtij projektit sipas ministres së Ekonomisë, Artanë Rizavanollit pritet të kushtojë deri në 600 milionë euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera