Lajme

Më pak borë këtë dimër, ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë!

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 30 January 2023

Ky dimër solli më pak borë në kontinentin e vjetër, çka po shihet qartë sidomos ne shumë resorte europiane të skive nga Gjermania, e Francë e në Republikën Çeke, shpatet e të cilave po arrijnë të mbulohen vetëm me borë artificiale.

Ndikimi i efektit serë mbi klimën sa vjen e bëhet më i prekshëm, e temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta sa për të shkrirë borën. Në shumë shtete, në vend të saj, po bie shi. Pasojat e kësaj situate shkojnë përtej sporteve dimërore, thotë ekspertët, duke dëmtuar si biodiversitetin, ashtu edhe furnizimin me ujë. “Bora luan një rol të rëndësishëm në ciklin e ujit,” shprehet Daniel Farinotti, një glaciolog nga universiteti ETH Zyrih dhe Instituti Federal Zviceran për Kërkimin e Pyjeve, Borës dhe Peizazhit.

“Bora ruan ujin për një kohë të caktuar. Uji i gjendur në borë nuk rrjedh menjëherë, por në verë dhe pranverë,” sqaron ai. Vetëm kur bora shkrihet, uji lëshohet gradualisht nëpër liqenet, lumenjtë dhe ujërat nëntokësore përreth.

-Advertisement-

Bora vepron si një lloj pajisje ruajtëse dhe kur ka më pak ose aspak borë, e gjithë ndikon në sasinë e ujit gjatë vitit. Lumenjtë e ushqyer pjesërisht nga shkrirja e borës gjithashtu përfundojnë me nivele më të ulëta uji. Kjo përfshin edhe lumin e Rinit, një nga rrugët ujore më të rëndësishme të Europës, për të cilin rezervat e ujit të shkrirë janë thelbësore për t’i kaluar muajt më të thatë të verës dhe të vjeshtës.

“Sasia e pakët e borës mund të përkeqësojë nivelet e ujit në Rin nga Bazeli në Detin e Veriut”, tregon një studim i Komisionit Ndërkombëtar për Hidrologjinë e Basenit të Rinit, sipas të cilit, reshjet e shiut nuk do të jenë në gjendje të kompensojnë mungesën e ujit të shkrirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera