Lajme

Mblidhet Qeveria, 20 pika në rend të ditës

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 24 August 2022

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 11:00.

Në rend të ditës për këtë mbledhj janë 20 pika.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Vendimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë për Amandamentimin e Marrëveshjes së Stablizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovë, për të zëvendësuar Protokolli III të tij në lidhje me Konceptin e “Produkteve Origjinuese”.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Amandamentimit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015 dhe atë IPA 2018.

Në këtë mbledhje kryeministri Kurti po ashtu pritet të flasë për takimin e javës së kaluar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Adresimi i Kurtit do të bëhet në fillim të mbledhjes,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera