Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika
Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 13 March 2023
Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën në rend dite janë dhjetëra pika.
Në rend dite është interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Po ashtu në rend dite janë edhe: Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 202, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Kryesia në rend dite ka edhe këto pika: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
Në rend dite Kryesia ka edhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Kryesia do të diskutojë edhe për vazhdimin e Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023, ku është debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023 janë: Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”, shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.
Ndërkaq pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023 janë: Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).
Kryesia do të diskutojë edhe për propozimin e rendit të ditës për Seancën plenare të re ku në rend dite janë këto pika: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për dyvjeçarin e Qeverisë Kurti II, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore.
Të tjera
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për ke...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...
-
Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim në...