Opinione

Marrëveshjet ndërkombëtare dhe zbatimi i tyre praktik

Autori: Islam Morina 12:59 | 04 September 2020

Arritja e një marrëveshje paqeje është e rëndësishme për uljen e tensioneve apo edhe ndaljen e luftërave mes vendeve, po të mendohet zbatimi tyre praktik në plotni është utopi, madje edhe naivitet politik e diplomatik.

Bota nuk ka njohur ende një marrëveshje të paqes, apo normalizimit e që është zbatuar në plotni nga të dyja vendet nënshkruese. Ajo më shumë ka karakter politik të zbutjes së konfliktit, se sa karakter praktik e teknik të zbatimit në funksion real të mirëqenies qytetare të vendeve nënshkruese.

Kosova ka shembullin unik të nënshkrimit të shumë marrëveshjeve me fqinjin e saj verior, por që në praktikë shumë nga to ose janë zbatuar njëanshëm, ose janë zbatuar pjesërisht.

-Advertisement-

Shembull më i lehtë për t’u perceptuar nga opinion publik, është “Marrëveshja Teknike e Kumanovës”, për ndërprerjen e luftimeve ndërmjet palëve në konflikt. Edhe pse e tillë kjo marrëveshje parasheh që palët të punojnë në kthimin e të zhvendosurve në vendbanimet e tyre. Kosova deri diku, apo kënaqshëm ka zbatuar këtë aspekt të marrëveshjes, duke mundësuar kthimin e pjesëtarëve të komuniteteve në vendbanimet e tyre, natyrisht ata që kanë dashur të kthehen, kurse Serbia jo vetëm që nuk e ka përmbushur këtë aspekt të marrëveshjes, por ajo është bërë pengesa kryesore e kthimit të komunitetit shqiptar shumicë në pjesën veriore të vendit, konkretisht komunat në veri të Mitrovicës. Madje spastrimi dhe gjenocidi ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot në këtë pjesë të vendit, herë me spastrim të dhunshëm si ai i vitit 2000-2001 dhe herë me metoda të kamufluara ekonomike, duke i blerë pronat shqiptare atje, e duke i shndërruar në lagje të mëdha për serbët e Kninit dhe disa serbëve nga Kosova.

Edhe marrëveshja përfundimtare që po thuhet se do të nënshkruhet shpejt mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të zbatohet praktikisht në tërësi të saj. Nëse ajo arrin të zbatohet 70% nga tërësia e saj mund të quhet triumf i shekullit në aspektin e diplomacisë ndërkombëtare, sepse deri më sot një zbatim të tillë nuk ka arritur ta shoh bota.

Kjo arsyetohet me logjikën se disa pjesë të marrëveshjes, janë kompromis i një arritje nëpërmjet tytës së armëve dhe zakonisht ato nuk gjejnë zbatim në paqe. E tillë mund të jetë njohja reciproke dhe respektimi i tërësisë territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, sepse lufta është bërë  po për këto arsye kryesore.

Mos i jepni zjarr edhe shumë marrëveshjes përfundimtare, jo se ajo nuk ka rëndësi e duhet shkuar aty sa për sy e faqe, por sepse ajo nuk do të jetë shkopi magjik i zgjidhjes së problemeve. Ajo që duhet bërë brenda vendit, është puna e pa kompromis në krijimin e një shteti ligjor, efikas dhe një shteti ku vlera është dominuesja kryesore e mendësisë së shtetit dhe forcimit të tij. Një gjë të tillë nuk e kemi parë, e as bërë deri më sot. Andaj duhet qytetari aktive në nxjerrjen e vlerave në krye të shtetit. Sot për sot, jemi si mos më keq, nesër gjërat mund të ndryshojnë, por jo vetvetiu, por me vetëdijesim qytetar që ndëshkon palaçot e zhvatësit dhe lartëson vlerat e veta përfaqësuese e të njëmendta.

Destruktiviteti i Serbisë, nuk ishte, as nuk është arsye që ne të mos zhvillohemi përbrenda!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera