Rozë

Marc Anthony në lidhje me modelen italiane

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 07 July 2017

Marc Anthony është në lidhje dashurie.

Këngëtari është në lidhje me modelen italiane 29 vjeçare, Raffaella Modugno.

“Po, jemi të lidhur. Lidhja jonë është e freskët, jemi akoma duke e njohur njëri-tjetrin”, ka thënë vetë modelja në një intervistë, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Në ndërkohë që ishte vetë Anthony ai që edhe e kishte bërë të ditur lidhjen mes tyre.

“Duke krijuar kujtime”, kishte shkruar ai në një postim në Twitter më 27 maj.

Raffaella ka thënë në këtë intervistë se ajo është e ngazëllyer se ku po shkon romanca e tyre.

“Unë jam duke kaluar shumë kohë për tu bërë aktore. Kohëve të fundit, kam qenë shumë me fat për të marrë pjesë në disa audicione të rëndësishme, me producentë të njohur”, ka thënë ajo që është duke kaluar kohë mes Romës dhe Los Anxhelosit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera