Sport

Manchester City nuk di të ndalet, shënon fitoren e radhës në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 03 February 2021

Manchester City e ka regjistruar fitoren e nëntë radhazi në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

‘Cityzens’ kanë triumfuar në udhëtim te Burnley me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në Premierligë.

Golat për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola i shënuan Gabriel Jesus (3’) dhe Raheem Sterling (38’).

-Advertisement-

Pas këtij triumfi Manchester City vazhdon kryesimin në kampionat me 47 pikë, kurse Burnley mbetet i 16-ti me 22 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera