Lajme

“Mali i Zi t’i kërkojë falje Bosnjës”, fjalimi i Abazoviqit për Srebrenicën nxit reagime

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 11 July 2022

Duke folur sot në përkujtim të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se “Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve. Ai nuk u krye nga ushtritë, por nga politika”. Kjo pjesë nga fjalimi i tij nxiti reagime në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Mediumi malazez, CdM, raportoi se të pranishmit në ceremoninë përkujtimore qenë në gjendje shoku dhe se publiku boshnjak është i tronditur me fjalët. Bashkëbiseduesit, të cilët i citon mediumi malazez, kanë thënë se askush nuk guxuar të thotë diçka të tillë për gjenocidin në Srebrenicë.

Reuf Bajroviq, nënkryetar i Aleancës Amerikano-Europiane në Uashington dhe ish-ministër në qeverinë e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, i tha CdM se ajo që bëri Abazovic ishte “turpi historik i Malit të Zi”, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Abazoviq e bëri atë në emër të Malit të Zi. Kjo është arsyeja pse Mali i Zi tani është i detyruar t’i dërgojë një kërkimfalje Bosnje dhe Hercegovinës. “Presidenti Milo Gjukanoviq tani duhet të kërkojë falje në emër të vendit”, thotë Bajroviq.

Ai thekson se në mes të Potoçarit, Abazoviq përdori “matricën klasike të revizionistëve të Holokaustit, të cilët gjithashtu pretendojnë se nuk janë vrarë hebrenjtë, por njerëzit”.

“Është një deklaratë brutale revizioniste. Në Srebrenicë, njerëzit u vranë pikërisht sepse ishin boshnjakë. Gjenocidi u krye nga Ushtria e Republika Srpska, të cilën Abazoviq e amniston me vendosmëri me deklaratën e tij. Kështu vendosi gjykata e Hagës, aktgjykimi i së cilës Abazovic tani është duke e rishikuar. Në të njëjtën kohë, Abazovic kundërshtoi faktin se boshnjakët ishin viktima të gjenocidit”.

Redaktori dhe themeluesi i “Slobodna Bosna” Senad Avdiq ka komentuar shkurt për portalin CdM: “Zoti, Zoti të ndihmoftë”.

27 vjet më parë, në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8 mijë burra dhe djemë boshnjakë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera