Fokus

Gjendje alarmante: Rritet numri i grave dhe të rinjve që po përdorin drogën në Kosovë, këto janë dy llojet më të rrezikshme që po konsumojnë

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 03 July 2024

 Një problem tejet i madh e shqetësues me të cilin po përballen qytetarët e veçanërisht rinia në Kosovë është abuzimi me drogat dhe fatkeqësisht edhe qasja e lehtë në këto substanca.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Faton Kutllovci në një intervistë për Gazetën Infokus ka alarmuar me informatat e fundit në lidhje me rastet që trajtohen dhe marrin shërbime në këtë Klinikë për shkak të abuzimit me drogat.

Hiq më pak se 9 mijë persona më shumë kanë kërkuar trajtim ambulantor në këtë klinikë për shkak të përdorimit të substancave psikoaktive.

-Advertisement-

“Në qoftë se i referohemi pyetjes tuaj mund të them që në aspektin spitalor kemi zvogëlim të numrit në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar. Kemi pasë 64 persona në vitin 2023 ndërsa aktualisht i kemi 53. Që do të thotë janë 11 më pak se sa vitin e kaluar por ambulantorisht është shtuar numri i kërkesave. D.m.th. personat edhe këta që abuzojnë me substanca psikoaktive por edhe personat me c ‘rregullime mendore në përgjithësi kanë prirje për të marrë shërbime ambulantore se sa spitalore dhe mund ta them që në vitin 2023 i kemi pasur rreth 9 mijë shërbime ambulantore më shumë se sa në vitin 2022”, ka thënë ai.

Sipas drejtorit është rritur dukshëm edhe numri i përdorueseve femra, e çka është edhe më e rëndë se ka ulje edhe të moshës.

“Tani gjithsesi jo vetëm në kuadër të Klinikës por edhe në përgjithësi prej informatave që i kemi mund të them që e kam thënë edhe disa herë por po e përsëris sepse mendoj që nuk është e tepërt ta them se ka rënë mosha por është rrit numri i abuzuesve nëse po i referoheni personave që abuzojnë me substanca psikoaktive. Dhe për fat të keq është rrit ndjeshëm numri i gjinisë femërore. Përpara gjithsesi edhe është normale djemtë janë më të prirë për tw filluar abuzimin me substanca por kohëve të fundit nga statistikat që i kemi në dispozicion është edhe numri i gjinisë femërore i rritur jo vetëm me droga dhe substanca psikoaktive por edhe me alkoolin në përgjithësi”, ka thënë Kutllovci.

E këtu përfshihen edhe të rinj të moshave 9 – 10 vjeç.

“Nëse përpara ka qenë diku 13 – 14 vjet mosha kur kanë filluar abuzimin me substanca psikoaktive ajo tenton të mbetet prapë e njëjta moshë në aspektin e kalkulimit të moshës mesatare sepse ka edhe persona të moshës 9 ose 10 vjeçare që fillojnë abuzimin me këto substanca por edhe të moshës 70 vjeçare që abuzojnë me substanca psikoaktive dhe alkool dhe tani mesatarja del diku 15 – 16 vjet por e them me përgjegjësi se ka raste edhe të fëmijëve me moshë shumë të ulur kur fillon abuzimi kryesisht me kanaboide. Dhe e keqja ose ajo pjesa e rënde e krejt kësaj çështjes është qasja e lehtë në këto substanca”, deklaron ai.

Ndiqni storien në vazhdim për të parë se si në Kosovë po konsumohen dy llojet më të rrezikshme të drogave:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera