Fokus

Detaje për rastet që tronditën Kosovën për 24 orë – Një grua gjendet pa shenja jete në shkurre, një e mitur dhe një grua tjetër u dhünuan

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 03 July 2024

Për vetëm 24 orë në Kosovë, kanë ndodhur disa raste tejet të rënda.

Një grua e cila ishte zhdukur tash e një javë është gjetur pa shenja jete në Gjilan. Ndërsa një burrë është gjetur i vdekur në Lipjan.

Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar në Vushtrri, e një tjetër grua dyshohet se është dhunuar nga dy burra në Suharekë.

-Advertisement-

E përveç kësaj në polici janë raportuar edhe katër raste të dhunës në familje.

Por si kanë ndodhur këto raste?

Rasti i rëndë në Gjilan ka nisur qysh nga data 27 qershor ku një grua ishte raportuar e zhdukur. E të martën policia ka gjetur trupin e saj të dekompozuar në shkurre në varrezat e qytetit.

Sipas policisë trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Derisa policia është duke hetuar rastin.

Po ashtu edhe një burrë është gjetur pa shenja jete në Lipjan. Policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast mirëpo është thënë se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Dy raste të tjera të rënda ndodhën në Kosovë të martën.

Dy vajza njëra prej tyre e mitur janë dhunuar.

Rasti i parë ka ndodhur në Suharekë ku një grua ka raportuar se është sulmuar dhe është dhunuar nga dy burra.

Sipas policisë në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje  ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri.

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në qytet kanë hasur në një burrë dhe një vajzë të mitur.

Sipas policisë burri është arrestuar pasi ishte duke e mbajtur me forcë të miturën.

Gjatë intervistimit në polici ata kanë pranuar se kanë kryer marrdhënie seksuale me dëshirën e të dyve.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, kanë deklaruar nga policia.

Po ashtu sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës ka pasur edhe 4 raste të dhunës në familje. Tre prej tyre në Pejë ndërsa një tjetër në Gjakovë.

Njoftimet e policisë:

Pejë 01.07.2024 – 23:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 02.07.2024 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë  01.07.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 02.07.2024 – 00:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish-bashkëshorti i saj) duke e shkelur urdhrin mbrojtës ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera