Fokus

Këta janë dy të dyshuarit për dhünimin e gruas në Suharekë, prokuroria jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 03 July 2024

Dy burra, me inicalet, Sh.U dhe I.U janë të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Suahrekë.

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja për Gazetën Infokus, në lidhje me këtë rast.

Sipas zëdhënëses të Prokurorisë, Fitore Mehmeti- Sejrani për dy të pandehurit do të parashtrohet kërkesë për paraburgim.

-Advertisement-

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë,  dy persona të dyshuar me inicialet Sh.U., dhe I.U., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për dy (2) të pandehurit, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, ka thënë ajo për Infokus.

Ndërsa për shkak të ndjeshmërisë dhe konfidencialitetit të rastit, nga prokuroria kanë deklaruar se në këtë fazë nuk mund të japin detaje tjera.

Por si ndodhi rasti sipas policisë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se një grua ka raportuar në polici se është sulmuar dhe është dhunuar nga dy burra.

Fillimisht në lidhje me këtë rast policia arrestoi tre të dyshuar e më pas njëri nga ta u lirua në procedurë të rregullt ndërsa dy të tjerët u dërguan në mbajtje.

Rasti kishte ndodhur të martën rreth orës 09:00 në mëngjes.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Të martën ndodhën edhe shumë raste të tjera të rënda. Një ndër to edhe një dhunim tjetër në Vushtrri, ku një burrë dyshohet të ketë dhunuar një vajzë të mitur.

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera