Luftoni korrupsionin, për të shpëtuar “shpirtin” e Evropës
Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 05 June 2019
Si drejtuese e Drejtorisë Kombëtare Kundër Korrupsionit në Rumani (ADN) midis viteve 2013-2018, Laura Kodruza Koveshi, kryesoi dhënien e qindra dënimeve penale të profilit të lartë, dhe u shndërrua në një ikonë të lëvizjes ndërkombëtare për transparencë.
Në një vend që po përpiqet të ndërtojë një sistem të ndershëm drejtësie, pas pranimit të tij në Bashkimin Evropian në vitin 2007, ajo u dallua si një avokate e vendosur e sundimit të ligjit.
Në korrikun e vitit 2018, Koveshi u detyrua të largohej nga ADN nga ministri rumuin i Drejtësisë, Tudorel Toader, me urdhër të kreut të Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dragnea, të cilin ADN e dënoi në vitin 2015 me akuzat e mashtrimit me fondet e fushatës.
Ajo është tanimë kandidatja e miratuar nga Parlamenti Evropian për të udhëhequr Prokurorinë e re Evropiane të Prokurorit Publik (EPPO), por Dragnea po bën gjithçka që mundet për ta diskredituar.
Ndonse Dragnea e ka të ndaluar të mbajë ndonjë post publik, partia e tij udhëheq qeverinë e koalicionit në Rumani, dhe një agjenci vëzhgimi e drejtuar nga PSD, e ka akuzuar Koveshin për korrupsion, për të ndaluar atë që të udhëtojë jashtë Rumanisë. Miqtë e Dragneas, thonë se Koveshi e ka tejkaluar autoritetin e saj, një deklaratë që është një mënyrë tjetër për të thënë se ajo ka qenë shumë efektive, në ndëshkimin e korrupsionit në klasën politike rumune.
Shkarkimi i Koveshit nga AND, zemëroi qytetarët rumunë, të cilët nëshkruan një peticion me mbi 100.000 mijë firma, duke bërë thirrje që ajo të rikthehet në atë detyrë. Që nga fillimi i ekzistencës së saj, ADN-ja duket se ka pushuar së funksionuari, dhe ndërkombëtarët e kanë ngritur shpesh zërin për këtë.
Megjithë përpjekjet më të mira të Koveshit, Rumania renditet tashmë midis vendeve më të korruptuara të BE-së, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2017 (pas Bullgarisë dhe Hungarisë) së Transparency International. Dhe tashmë, situata po përkeqësohet.
Duke shpërfillur paralajmërimet e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, më shumë se 180 parlamentarë rumunë, kanë mbështetur një ligj që do të mbrojë politikanët nga akuzat për korrupsion. E ardhmja e Rumanisë si një demokraci liberale e begatë, tani është vënë në një rrezik serioz.
Disa shpresojnë se sundimi i ligjit do të rivendoset, dhe se vendi do të rikthehet në rrugën e reformave. Por kjo mund të ndodhë, vetëm nëse qytetarët rumunë i mbështesin ata që luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin. Përgjigjes nga pjesa tjetër e BE-së, duhet t’i bashkohet Parlamenti Europian, përmes mbështetjen së kandidaturës së Koveshit për të udhëhequr EPPO, që do të fillojë të funksionojë në fundin e vitit 2020.
Siç janë punët aktualisht, Këshilli Evropian, presidenca e të cilit mbahet aktualisht nga Rumania, ka mbështetur një kandidat tjetër. Përtej kësaj, Komisioni Evropian duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të kritikojë hapat prapa të qeverisë së udhëhequr nga PSD, në raport me sundimin e ligjit. Autoritetet rumune, duhet të vendosen para një presioni real.
Pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në fund të këtij muaji, do të formohet një Komision i ri, nën udhëheqjen e një presidenti të ri. Një nga prioritetet e tij kryesore, duhet të jetë zhvillimi i një pakti detyrues, që i angazhon të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së, të mbrojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut.
Siç e kanë dëshmuar vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka nevojë për instrumente më të besueshme dhe efektive, për të shqyrtuar shkeljet e vlerave të saj themelore, dhe për të ndëshkuar shkelësit e tyre. Të gjitha grupimet kryesore të partive evropiane, janë zotuar tashmë të miratojnë një marrëveshje të re për zbatimin e parimeve të sanksionuara në traktatet themelore të bllokut. Pas zgjedhjeve, qytetarët evropianë duhet të ushtrojnë presion mbi përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, për të siguruar që ata ta mbajnë një premtim të tillë.
Për më tepër, Këshilli dhe Parlamenti Europian, duhet të miratojnë ligje, që mundësojnë pezullimin e subvencioneve të BE-së për qeveritë e vendeve anëtare, që nuk u përmbahen rregullave dhe standardeve të unionit.
Qeveritë që minojnë sistematikisht sundimin e ligjit dhe shtypin e lirë, nuk duhet të përfitojnë nga fondet e kohezionit, që kanë saktësisht qëllimin e kundërt. Ky është një moment kritik për BE-në. Presidenca e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, kaosi i Brexit në Britani, dhe rritja e populizmit në të gjithë demokracitë perëndimore, i ka siguruar një mburojë politike politikanëve të paskrupullt, që i nënvleftësojnë parimet e demokracisë liberale.
Por tani po afron edhe fatura e kostove, të premtimeve të çuditshme të bëra nga të ashtuquajturët demokratë jo-liberalë. Demokratët liberalë, kanë shansin të riparojnë dëmin që kanë bërë populistët, por ata duhet të veprojnë sipas faktit të kryer dhe me vendosmëri.
Pro-evropianët, njihen shpesh si përkrahës të statusuosë. Kjo duhet të ndryshojë. Me politikanët që i përbuzin parimet demokratike, dhe të drejtat e qytetarëve të tyre që vihen gjithnjë e në dyshim, demokratët liberalë duhet t’ua bëjnë të ditur, se po ofrojnë instrumente të reja efektive për të siguruar llogaridhënien.
“Cari” i ri i anti-korrupsionit i BE-së, është vetëm njëri nga instrumentet në këtë drejtim, dhe Koveshi është e sigurtë se do ta shndërrojë EPPO, në një kampion të fuqishëm dhe dinamik të drejtësisë. BE-ja, cilësohej dikur si një bastion i shpresës, për ata që jetonin nën tirani, despotizëm dhe kleptokraci.
Është koha që ajo ta riveshë atë mantel. Karriera e guximshme dhe shumë efektive e Koveshit në luftimin e korrupsionit në Rumani, ka treguar atë që mund të arrijë edhe vetëm një person, i fuqizuar nga ligji. BE duhet ta mbështesë atë, dhe vlerat që ajo mbron. Lufta kundër korrupsionit në Rumani dhe vende të tjera, është një betejë për shpirtin e Evropës.
Shënim: Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës, është president i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) në Parlamentin Evropian, dhe autori i librit “Shansi i fundit i Evropës:Pse Shtetet Evropiane, duhet të formojnë një bashkim më të përsosur”.
“Project Syndicate” – Bota.al
Të tjera
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...
-
Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në 25 vjetorin e masak...
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...
-
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim në KiE me Asociacionin – dialogu në Bruksel, jo në Strasburg
Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parresh...
-
Aksidenti afër konvikteve: Dy persona në gjendje të rëndë, njëri nga ta do të dërgohet në intensivë
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afë...
-
E rëndë: Shqiptari i vë flakén vetes në Itali, ngjarja në sy të gruas së tij
Një 47 vjeçar shqiptar i ka vënë flakën në shenjë p...
-
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në r...