Lajme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 08 May 2024

Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se sot nuk zgjidhët vetëm përfaqësuesi i popullit, por formësohet edhe e ardhmja e këtij shteti drejt integrimit evropian.

Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se sot nuk zgjidhët vetëm përfaqësuesi i popullit, por formësohet edhe e ardhmja e këtij shteti drejt integrimit evropian.

Osmani derisa tha se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit, inkurajon qytetarët që të dalin të shprehin të drejtën e tyre të votës.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se ‘sonte mund të thuhet se Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe drejt bashkëjetesës ndëretnike në një shtet multietnik’.

“Sot nuk zgjedhim vetëm përfaqësuesit e popullit, sot formësojmë të ardhmen e shtetit, përcaktohemi për përkushtimin tonë ndaj integrimit evropian, për përkushtimin tonë ndaj bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike, për fqinjësi të mirë, për zhvillim ekonomik. Shpresoj se qytetaret do të dalin sot masivisht në votime, të shprehin vullnetin e tyre lirshëm në një proces demokratik, dhe sonte do të mund të themi se Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe drejt bashkëjetesës ndëretnike në një shtet multietnik”, tha Osmani.

I pyetur nga gazetaret, nëse ka ndikuar të mos qenit fitues i asnjërit prej palëve shqiptare në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura në prill, që shumica e shqiptareve të mos votojnë në të dy palë zgjedhjet me arsyetimin se nuk ka kandidat shqiptar, ai ka thënë se është e drejtë e tyre të përcaktojnë se çfarë duan. Ndërsa, ka shtuar se nuk ka thirrje të BDI-së në këtë drejtim.

“Ne e kemi shpreh se është vullnet i lirë i qytetarëve, p.sh Valbona, gruaja ime nuk votoi në dy zgjedhjet, ajo votoi vetëm në zgjedhjet parlamentare, unë votova edhe zgjedhjet parlamentare edhe presidenciale, është vullnet i lirë i secilit qytetar, vendos se në cilat zgjedhje do të përcaktohet. Por, nuk ka pas një thirrje të BDI-së zyrtare, ka të tillë të cilët mendojnë se nuk kanë për kë të shprehen dhe ajo është vullnet i qytetarëve”, shtoi ai.

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.

Diferenca në numrin e votuesve është 1033 dhe kjo është për shkak të votuesve që kanë mbushur 18 vjet. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Në këto zgjedhje do të jenë mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj dhe rreth 80 gazetarë të huaj.

Gjatë ditës së djeshme votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votoi edhe diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale, pasi për parlamentaret nuk u mbush numri i nevojshëm i kërkesave për organizim të zgjedhjeve.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera