Sport

Llapi shumë i fortë në miqësore

Autori: E.M 14:08 | 26 January 2019

Skuadra e Llapit po shkatërron çdo kundërshtarë që po i del përpara në ndeshjet miqësore, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e udhëhequr nga trajnerin, Xhengiz Rexhepi, sot ka mposhtur Vitinë më rezultat të thellë 4-0.

Golat për llapjanët i shënuan Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Festim Alidema dhe Ahmed Januzi.

-Advertisement-

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore për Llapin në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Zahir Pajaziti” kishte mposhtur Goblenin më rezultat të lartë 8-0, ndërsa ndeshjen e dytë të luajtur po ashtu në Podujevë e ka mposhtur Kikën më rezultat 5-2./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera