Lajme

LLadrovci tregon se kush ia goditi vëllanë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 28 May 2017

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për herë të parë për incidentin në Drenicë, ku pjesë e tij ishte vëllau i tij, Emriu.

Para disa ditësh ishte ka raportuar për këtë incident të ndodhur në fshatin Gradicë, mirëpo Policia e Kosovës e kishte mohuar se bëhej fjalë për një konflikt fizik në të cilin ishte i përfshirë vëllau i kryetarit të komunës së Drenasit.

Por, tash është vet Lladrovci ai që e demanton Policinë.

-Advertisement-

Ai e konfirmon rastin duke treguar se si është goditur vëllau i tij.

“Ngjau një akt i turpshëm, i përgatitur keq, në terr duke u larguar nga tubimi, më vonë e morëm vesh se kush është, me të shkuarën dhe të tashmen e tij, e goditi vëllain tim”, ka thënë ai për Magazina.al.

Sipas tij, vet akti i ngritjes dorë mbi një ish ushtar, vëlla i Fehmi Lladrovcit, është turpi i asaj mbrëmjeje.

“Ne kemi dëshmuar se, ato që nuk u bënë për shumë vjet në Drenas, kemi filluar t’i trajtojmë me seriozitetin më të madh, ashtu edhe çështjet e ngritura për këtë fshat. Andaj, nuk kishte vend për asnjë lloj fërkimi, as sjellje brutale çfarë ngjau, por për fat të keq, siç thotë populli, në gropën e përgatitur bie edhe i drejti edhe i shtrëmti”, ka thënë Lladrovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera