Opinione

LIGJI HAXHIU PËR KONFISKIMIN E PASURIVE TË PALIGJSHME ALIAS LIGJI SOCIALIST PËR KONFISKIMIN E PASURIVE TË “KULAKËVE”

Autori: Hisen Berisha 14:12 | 18 April 2021
Para zgjedhjeve të vitit 2019, Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj z. Kadri Veseli,  publikoj ndryshimet rrënjësore programore në planin qeverisës të partisë si konservatorizem djathtist dhe proklamoi disa parime mbi të cilat edhe pas zgjedhjeve të shkurtit 2021, partitë fituese po provojnë të ndërtojnë programe e strategji për asanim të sistemit siç janë disa nga to:
Të mos lejohen të përfshihen në listat zgjedhore as bartjen e funksioneve institucionale kushdo që ka precedent penal;
Të hetohet pasuria e secilit, ndërlidhur me ligjshmërinë dhe prejardhjen dhe në rast penalizmi të konfiskohet;
Të ngritët komision parlamentar për hetimin e privatizimit dhe statusit të aseteve të privatizuara;
Të miratohet ligji për lusracion dhe dekriminalizimi të institucioneve; etj.
Për gjatë këtyre afër 20 viteve, janë hartuar ligje dhe strategji nga qeveri e president, përmes të cilave jo vetëm që nuk ka pas ndoj efekt tek ata që e kanë krijuar pasuri të paligjshme duke zhvatur shtetin  asetet relevante ekonomike dhe pronat publike përmes krimit ekonomik e politik, por përmes këtyre dokumenteve dhe implementuesve të tyre kanë fituar vetëm përkujdesje, që të tillët, të rregullojnë bazën ligjore të pasurive të cilat nuk i kanë as nga tradita në pasuri si oxhaqe dhe as nga trashëgimia.
Për me keq, këta kriminel të identifikueshëm deri me tani kanë punuar aq hapur sa edhe qytetaret laik dhe të thjeshtë e dinë se si janë pasuruar, nga çfarë burime dhe përmes çfarë keqpërdorimesh.
Në përligjjen e krimit të organizuar institucional dhe pasurimit duke keqpërdorur pozitat funksionale, procedurat e prokurimit dhe paranë publike, pra buxhetin e shtetit, përmes emërimeve politike partiake, kanë ndikuar edhe mekanizmat që do të duhej të shërbenin për kontrollimin e demokracisë si,  ZKA, OMBDSPEROSNI, KMLDNJ, Agjencitë antikorrupsion, Departamentet përkatëse të hetimit për krimet e renda dhe ato ekonomike, etj.
Se këto pasuri janë krijuar jashtëligjshëm duke uzurpuar pasuritë publike edhe private por edhe duke i keqpërdorur të dhënat kadastrale,  procedurat ligjore, prokurimet dhe vet ligjet duke e shndërruar këtë aktivitet pasurimi në krim të organizuar, tregojnë edhe raportet vjetore të vlerësimit raportues, për Kosovën, ku natyrat e krimit dhe korrupsionit janë nga më monstruozet.
Në revansh të pasojave të zbatimit të standardeve që i vendosi PDK, dhe me të cilat e para dhe më së rëndi që u përball është LVV (kujtojmë pamundësinë e garimit elektoral për shkak të precedentit penal të pjesëtarëve të LVV), tani po përpiqen të konceptoj një dokument me të cilin metohët konfiskimi i pasurisë së pa arsyetueshme ligjërisht dhe në aspekt të prejardhjes.
Kjo po që është një nismë e mirë dhe besoj se nëse qeveria Kurit1, e humbi titullin “qeveri e shpresës”,  atëherë si qeveri Kruti 2 do të mund të mare epitetin “ qeveri e kthesës”.
Pas shumë debatesh, mund të konstatojmë se ky ligj ka një përmbajtje dhe metodologji veprimi analoge me kulturën dhe filozofinë politike që ka LVV dhe lidershipi sajë, e që është identik me atë të socializmit administrativ të komunizmit në Shqipëri, përkatësisht Ligjin për konfiskimin e pasurisë së “KULAKËVE”.
Kjo natyrë veprimi, do të imponoj nevojën që të identifikojnë “Kulakët”  së pari, a do të jenë sipas përkatësisë politike apo do të jet një identifikimi e vlerësim real. Apo për më keq të kthehen në target kategoria që më së paku e më së lehti mund të tangohen sipas logjikes “një vit burg për vjedhje kashte, e gjastë muaj për thyerje të bankes”.
Pra, sistemit juridik të Kosovës i ka kaluar “miu nëpër mustaqe” dhe tani edhe vet qeveria po provon t’i mbivendoset sistemit të drejtësisë, duke krijuar mekanizma speciale jo më ndërkombëtare edhe në Hagë, por partiak dhe në selinë e zyrat e partisë, e pastaj t’iu jepet kozmetikë qeverisëse, duke krijuar komisione e komitete partiake për luftimin e kundërshtarëve politik, përmes shpalljes “kulak” dhe internimit politik pastaj.
Falë zoti se nuk e kemi bërë edhe bashkimin kombëtarë, se do ta merrnim në shërbim edhe burgun e Spaqit e Burrelit.
Pra, e vetmja shpresë që ka mbetur për të shpëtuar dhe këtë pak shtetësi të brishte kosovare është veprimi ex officio i gjykatës kushtetuese.
Kjo duhet të na shpëtoj që të mos kalojmë në diktaturën e proletariatit.
Por, ndaj qëndrimin se Kosova duhet patjeter ti bëj standarde të qeverisjes, objektivat programore që i vendosi PDK, në vitin 2019 për denimin dhe onfiskimin e pasurive, pa prejardhje ligjore të gjithë atyre që tashmë dihen kush janë dhe si u pasuruan kundërligjshëm nga lufta e tutje. Duhet të ndiqen penalisht për dëmet, humbjet e shkatuara dhe përfitimet e dështuara në dëm të shtetit. Kjo kërkon ndjekjen penale dhe ndëshkimin, largë veprimit selektiv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera