Lajme

LDK: Gazetarët po sulmohen nga pushteti

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 03 May 2022

“Mediat e gazetarët në vendin tonë, fatkeqësisht çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime”, kështu ka deklaruar Lidhja Demokratike e Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Zëdhënësja politike e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë se këtë fakt, sipas saj, edhe më shqetësuese e bën kur këto sulme vijnë nga pushteti.

“Organizatat ndërkombëtare, si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Halimi ka shkruar se Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit duhet angazhim i përbashkët dhe i fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë.

“Ditët si kjo të na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera