Lajme

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 03 July 2022

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:00, ku si pasojë ka humbur jetën një 49 vjeçar, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, deklaroi Elezaj për Infokus.

Po ashtu rasti në polici po procedohet si “Vetaskident trafiku me fatalitet”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera